Aktualitet

Balla: Deputetët non grata s’do pinë kafe te Porti i Durrësit. Ja si i përgjigjet Berisha

Shkruar nga Liberale
Balla: Deputetët non grata s’do pinë kafe te Porti i

Kreu i "Rithemelimit", Sali Berisha kërkoi që të shtohej koha e diskutimeve në Kuvend, ndërkohë që kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se Kuvendi nuk mund të marrë propozime nga një deputet non grata.

Ai u shpreh se, qeveria duhet vlerësuar që nuk do të lejojë deputetë non grata të pinë një kafe në portin e Durrësit.

“Kërkesë për procedurë nga përfaqësuesi i botës së përtejme nuk pati, unë nuk dëgjova asnjë kërkesë. Mos u mërzisni, mezi e kemi pritur këtë diskutim sot, ku do të sqarohet më së miri dhe pjesa që unë nuk do resht së përshëndeturi qeverinë që ka ditur që ka ndaluar çdo person non grata të pijë dhe kafe në marinën e Durrësit, jo më të blejë prona”, tha Balla.

Ndërsa Berisha iu përgjigj: “Shko në prokurori se je akuzuar se ke porositur vrasjen e Rafik Gurrës. Shko në Prokurori. Është hera e dytë që akuzohesh për porosi vrasjesh. Me asgjë nuk mund të lash akuzën se ke porositur vrasjen e Rafik Gurrës. Lartësoje prokurorin që ka fshehur regjistrimin, por nuk do të shpëtosh prej saj.”

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH