Aktualitet

PORTRET/ “Avokati i djallit” nuk është vetëm një film, ai ekziston dhe është më i përfoluri i momentit në mediat evropaine

Shkruar nga Liberale

Nga Luiza Pinderi

Kevin Lomax ishte një i ri nga një qytezë e vogël në Florida, i cili po haste një ngjitje të shpejtë në karrierën e tij si avokat, falë zgjuarsisë dhe trukeve që përdorte, për të nxjerrë të pafajshëm edhe njeriun më fajtor. Ai bie në sy të një firme të madhe ligjore në New York, e cila e punëson për të marrë përsipër disa çështje kontraverse, prej të cilave ai doli gjithmonë fitues, prandaj edhe njihej si avokati që fitonte gjithmonë. I tërhequr nga një botë e panjohur, tunduese dhe e mbuluar me pasuri, Kevin humbet pak nga pak veten dhe gruan e tij, ndërsa gjendet në mes të një propozimi të çuditshëm, për të sfiduar çdo rregull e moral e për të qenë palë me të keqen. Në vija të trasha, kjo është përmbledhja e filmit të njohur “The Devil's Advocate” me aktorët e famshëm Al Pacino, Charlize, Keanu Reeves dhe Connie Nielsen.

Edhe pse termi është marrë nga një film triller horror i vitit 1997, në fakt “avokati i djallit” punon në Belgjikë dhe është mjaft i njohur për Evropën. Ai ka marrë përsipër mbrojtjen e një sërë emrash të përfolur, si terroristë e pedofilë, por së fundi është rikthyer në skenë me mbrojtjen e një ish-politikaneje. Revista “Politico” shkrunte se të hënën avokati belg, Sven Mary mori mbrojtjen e eurodeputetes greke Eva Kaili, e përshirë në skandalin e “Katargate”, duke zëvendësuar në detyrë përfaqësuesin e deritanishëm Andre Rizopoulos. “Po e marr stafetën” tha ai për mediat, në mënyrë karakteristike në mesazhin e tij.

Skandali që eklipsoi kampionatin e Botërorit në Katar

Kampionati botëror i futbollit mbajtur në Katar, pati shumë kritika dhe kontestime të ndryshme, për shkak të vendit që u përzgjodh për t’u luajtur, duke e akuzuar për vdekjen e emigrantëve, apo shkeljen e të drejtave të njeriut.

Por në fakt askush nuk e mendonte se Kupa e Botës 2022 do të sillte një skandal që preku disa politikanë europiane. Mes tyre ishte edhe eurodeputetja greke Eva Kaili, e cila ndodhet në burgjet belge që prej 11 dhjetorit, si i përfshirë në “Katargate”, skema e marrjes së ryshfetit nga Katari dhe Maroku. Deri tani ajo ka zgjedhur të mohojë akuzat, duke u vetëshpallur e pafajshme, dhe sipas informacioneve nga mediat evropiane, do të mbajë këtë linjë deri në fund.

Ajo është vënë në presion të madh, pasi autori i dyshuar i skandalit, ai që lëvizte levën e gjithë skemës së korrupsionit, ish-deputeti italian Antonio Panzeri, ka bashkëpunuar me drejtësinë belge dhe po jep informacione në këmbim të trajtimeve favorizuese. Dyshohet se ai ka depozituar prova inkriminuese kundër eurodeputetes greke, të cilat janë kontestuar nga pala e saj mbrojtëse. Kështu që për të dalë sa më pak e prekur nga kjo çështje, Kaili ka zgjedhur të marrë konsultimet dhe mbrojtjen e “avokatit të djallit”.

Kriminelët dhe viktimat e mbrojtur nga Sven Mary

Mary është një avokat i njohur në Belgjikë për shkak të klientëve të tij të profilit të lartë, duke u bërë kështu edhe një personazh mediatik. Jashtë Belgjikës, Marie u bë i njohur kur mori përsipër mbrojtjen e Salah Abdeslam, i cili kreu sulmet terroriste në Paris në nëntor 2015 dhe u dënua me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht. Ai ra dakord me një kusht, të mos "shfajësonte" Abdeslamin me pretendimin se ai nuk ishte në Paris në ditët e sulmeve. Më pas u ndal gjatë te procedurat. Edhe para kësaj mbrojtjeje, ai njihej si "avokati i djallit" për shkak të klientëve të së kaluarës si Fouad Belkasem, i cili u akuzua për rekrutim të xhihadistëve dhe dërgimin e tyre në Siri në vitet e para të luftës, pas vitit 2011. Rezultati: 12 vjet burg.

Një tjetër rast i profilit të lartë ishte Michel Lelievre, "dora e djathtë" e pedofilit famëkeq Marc Ditro. Njëzet e pesë vjet burg për të. Klienti i tij ishte po ashtue dhe Murat Kaplan, një nga “meteorët e arratisjeve” nga burgjet belge. Mary ka marrë në mbrojtje familjen e Santa Dia-s, një studente senegaleze, e cila vdiq gjatë një ceremonie të vëllazërisë universitare, në të cilën ajo kaloi një kohë të gjatë në një gropë me ujë të ngrirë dhe u detyrua të pinte një sasi të madhe salce të kripur, e cila më në fund e vrau.

Mary njihet si një personalitet i hapur në mediat belge, dhe e ka bërë të qartë se ai "nuk është një avokat që dëshiron vetëm të mbrojë viktimat". Madje në faqen e ish-iniversitetit të tij, Sven Mary thotë se është gati të mbrojë të gjithë, "përveç të djathtës ekstreme". Kjo e ka bërë që ai të jetë shpesh në shënjestër të kritikave, duke e akuzuar se përdor tragjeditë njerëzore për të fituar publicitet për veten e tij. Ata thonë gjithashtu se ai përdor çdo “boshllëk” ligjor për ta zvarritur çështjen dhe për të liruar klientin e tij.

Tre vite për të marrë vitin e parë të fakultetit

Sven Mary është djali i sipërmarrësit belg Tony Mary. Ai mori një diplomë Master në Ekonomi nga Vrije Universiteit Brussel në 1973. E filloi karrierën e tij në IBM, ku u bë Drejtor i Përgjithshëm për IBM Belgjikë dhe Luksemburg në vitin 1990. Në vitin 1993, ai themeloi Synergia, të cilën e drejtoi deri në korrik 1995. Nga gushti 1995 deri në maj 1997, ai oshte Drejtor i Përgjithshëm i Belgacom. Ai ishte aktiv si futbollist në RSC Anderlecht në rininë e tij, por iu desh të ndalonte së luajturi futboll për shkak të një dëmtimi të rëndë.

Në vitin 1997, i riu u diplomua në Universitetin e Brukselit, ku fillimisht iu deshën tre vjet për të përfunduar vitin e parë të shkollës juridike. Një nga momentet që përcaktoi jetën e tij ishte, përveç lindjes së vajzave, vdekja e gjyshes në vitin 2018, sepse ajo ishte për të “gjyshe, baba dhe nënë”. Për një të ardhme jo shumë të largët, “avokati i djallit” thotë se dëshiron të jetojë në jug të Spanjës dhe jo në klimën dëshpëruese të Brukselit./Liberale.al  

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH