Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit, deputeti tregon pse e publikoi videon

               Publikuar në : 11:35 - 19/06/20 liberale

Në një intervistë për “News 24”, deputeti Halit Valteri deklaroi se Genc Maloku, babi i viktimës Andi Maloku i kishte kërkuar deputetit që ta publikonte në Kuvend videon ku shihen pamje që lidhen me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji.

Sipas deputetit, ai nuk ishte interesuar për faktin se si e kishte siguruar babai i viktimës atë videon, por që tashmë ishte prishur sekreti hetimor.

“U ulëm në kafe dhe më thotë se ‘kam një video’. Më tha se policia nuk ndjek procedurën që duhet të ndjek për ngjarjen. Unë i sigurova se do e ngre shqetësimin e tij në Kuvend. Ai ma tha se; nëse më bën këtë gjë, më ke ndihmuar’. Unë u mora me këtë çështje. Zotit Lleshaj i kam bërë një sërë pyetjesh. E di që dhe Lleshaj se fsheh këtë gjë, dhe ai do që të zbardhet kjo ngjarjes siç do babai i viktimës dhe unë. Unë i kërkova Llesahjt nëse ka pasur sinjale për ngjarjen në Durrës, se mund të ndodhte një ngjarje kriminale. Kur zoti Ndoji u cilësua si KCCK nga kryeministri , si njoh fare dhe s’dua t’i njoh. Unë kam vetëm një shqetësim, pasi një i ri, 23 vjeç aksidentalisht i gjendur aty, për të fituar bukën e gojës, është vrarë pas përplasjes së dy bandave. Zotit Genci i kam siguruar që do jem zëri i tij dhe i çdo njeri që ka nevojë. Unë se kam nxjerrë për mediat atë video. Ajo video është marrë nga zotëria, dhe përderisa ai merr atë video, tregon se nuk është sekret hetimor. Se si e ka siguruar atë video, kjo është puna e tij. Se si zotëria ka arritur të fusë në dorë një video, që është top sekret, atëherë nuk është më e tillë. Puna e tij se si e ka marrë. Ndaj nuk është më sekret hetimor. Qëllimi i publikimi të video, ishte kërkesa e babait të të ndjerit. Dhe nëse publikohej kjo video, prokuroria dhe policia të vihej në lëvizje. Unë skam thënë se; ky person e vrau. I akuzuari për vrasje del në një video.”, tha Valteri.

Tags: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back