Aktualitet

Ata që punojnë në të zezë, Rama: Ose denonconi, ose vdisni për bukë

Shkruar nga Liberale
Ata që punojnë në të zezë, Rama: Ose denonconi, ose

Kryeministri Edi Rama me anë të një komunikimi në Facebook me qytetarët, ka thënë se janë vërejtur shumë persona që ende punojnë në të zezë dhe që nuk janë deklaruar nga kompanitë e ndryshme.

Për këto subjekte Rama ka thënë se do të bëhen verifikime dhe personat do të paguhen pikërisht nga këto subjekte. Por nëse qytetarët nuk i denoncojnë, atëherë askush nuk do t'i ndihmojë dot.

Nëse do të thonim që do paguanim të gjithë ata që kanë punuar në të zezë do të vinin edhe këta që punojnë në facebook dhe do vinin të thonin që kam punuar në të zezë.

Ne kemi bërë këtë që ata që punojnë në një kompani në të zezë dhe sot janë në hall ta dënojnë që ne të bëjmë verifikimin dhe ti themi personit ti do ta paguash këtë.

Nëse po thua që po vdes për bukë, po më vdes familja, nuk je në aq gjendje që të denoncosh personin se po të vdes familja për bukë? Atëherë në këtë pikë askush nuk të ndihmon dot,” tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH