Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Ai ka qenë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme prej orës 10:00 të së premtes.
Ditën e djeshme është zbardhur një padi që kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka bërë ndaj kryebashkikaut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro, ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçi. Ai i ka kallëzuar për shfrytëzimin e pronave të ushtrisë në mënyrë të paligjshme në Himarë.
Kujtojmë se disa muaj më parë Olta Xhaçka u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, ku u mor në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni në lidhje me privatizimin e bazave detare të ushtrisë. PO ashtu dhe kryebashkiaku në detyrë I HImarës, Jorgo Goro u paraqit dje në SPAK, ku pas daljes nga ky institucion tha se u pyet për çështje që janë në hetim.