Globi

Arrestohet 11-vjeçari, qëlloi dy adoleshentë me armë zjarri

Shkruar nga Liberale
Arrestohet 11-vjeçari, qëlloi dy adoleshentë me armë

Një djalë 11-vjeçar u arrestua pasi qëlloi dy djem 13-vjeçarë pas një debati në stërvitje futbolli në një qytet qendror të Floridës.

Djemtë fillimisht debatuan, raporton BBC, por më pas 11-vjeçari mori një armë nga makina e nënës së tij dhe qëlloi një herë në drejtim të adoleshentëve.

I njëjti plumb i ka goditur të dy djemtë, njëri në krah dhe tjetri në trup. Djali i dytë kishte nevojë për operacion, por tani është në një gjendje të qëndrueshme.

Autori, i cili u arrestua, përballet me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. Ka mundësi që Gjykata të procedojë penalisht edhe të rriturit e familjes së tij, pasi nuk e kishin armën të liçencuar.

Policia lokale e cilëson ngjarjen si të paprecedentë dhe thekson se gjithnjë e më shumë fëmijë të vegjël kanë armë në dorë dhe mendojnë se kështu mund të zgjidhin mosmarrëveshjet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH