Showbiz

Arjola Demiri e thotë "copë": Burrat shqiptarë janë të paaftë të mbajnë gruan, por të gatshëm të mbajnë 10 dashnore

Shkruar nga Liberale
Arjola Demiri e thotë "copë": Burrat shqiptarë

Aktorja shqiptare Arjola Demiri, ka rrëfyer disa detaje për anën profesionale dhe atë personale. Teksa ka qenë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ajo ka ndarë disa momente nga jeta private.

Gjatë intervistës, aktorja ka folur për një gjë që ka vënë re tek meshkujt, të cilët sipas saj qëndrojnë në një lidhje për shkak të interesit që kanë për partneren e tyre.

Demiri është shprehur se meshkujt shqiptarë janë të paaftë të mbajnë gratë e tyre, por janë të aftë të mbajnë 10 dashnore.

“Realiteti në Shqipëri është që meshkujt nuk janë të aftë të mbajnë një femër që është bashkëshortja e tyre, por janë të aftë të mbajnë 10 dashnore”, u shpreh ajo.

“Këtë nuk e kam kuptuar kurrë sepse dreqi ta hajë mos rri në një lidhje që nuk të bën të lumtur”. shtoi ish-banorja e BIg Brother Vip.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH