Aktualitet

Angelina Jolie shkruan në shqip, përmend Shqipërinë dhe Kosovën

Shkruar nga Liberale

Aktorja e famshme e Hollywood, Angelina Jolie, i ka befasuar të gjithë me postimin e fundit në Instagram, e cila ka njoftuar për librin e saj të titulluar “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato”. Ky libër është publikuar edhe në Kosovë dhe Shqipëri, por krahas postimit ajo u është drejtuar ndjekësve edhe në gjuhën shqipe, angleze, polake dhe moldave.

Ajo ka shkruar se Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë.

“Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë. Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm”, ka shkruar Jolie edhe në gjuhën shqipe.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH