Aktualitet

Ambasadorja Kim, deklaratë të fortë nga GJKKO: Kriminelët po e ndjejnë presionin

Shkruar nga Liberale
Ambasadorja Kim, deklaratë të fortë nga GJKKO: Kriminelët po

Ambasada amerikane konfirmon se, ambasadorja Yuri Kim ka zhvilluar sot një vizitë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë. Sipas njoftimit në faqen e ambasadës, ambasadorja Kim është takuar me gjyqtarët.

“Ambasadorja i përgëzoi gjyqtarët për punën e palodhur dhe përkushtimin e tyre, veçanërisht ndërsa Gjykata nuk është plotësuar ende me 16 gjyqtarët e nevojshëm dhe ka një numër gjithnjë e më në rritje të çështjeve”, thuhet në njoftim.

Ndërsa më tej është publikuar një pjesë e deklaratës së ambasadores së SHBA-ve, drejtuar gjyqtarëve:

“Vendimet tuaja kanë rritur besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë, u mundësuan partnerëve ndërkombëtarë që të fillojnë sërish t’u besojnë homologëve shqiptarë dhe më e rëndësishmja, u thanë njerëzve të këqinj se ligji po funksionon. Shqipëria nuk ka parë kurrë që zyrtarë të tillë të lartë të shpallen fajtorë me vendime përfundimtare. Kjo është një kohë kritike për reformën në drejtësi. Kriminelët po e ndjejnë presionin. Kjo do të thotë se përpjekjet e tyre do të jenë edhe më intensive dhe ju duhet të rezistoni. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli shqiptar nuk duan që gjykata të kthehet në mënyrat e vjetra. Le të sigurohemi që ato kohë të mbeten në të kaluarën, njëherë e përgjithmonë”, u tha Ambasadorja gjyqtarëve, sipas njoftimit të faqes së ambasadës amerikane. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH