Aktualitet

Ambasadori i ri i BE në Tiranë takim me Ramën në kryeministri: Folëm për rrugëtimin tuaj drejt Unionit

Shkruar nga Liberale
Ambasadori i ri i BE në Tiranë takim me Ramën në

Ambasadori i ri i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka zhvilluar sot takimin e parë me kryeministrin Edi Rama në zyrën e këtij të fundit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘X’, Gonzato bën me dije se gjatë takimit me Ramën kishte diskutuar për hapat e mëtejshëm të Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian dhe mënyrat sesi ai mund të ndihmojë në këtë rrugëtim.

“Takimi im i parë me kryeministrin Edi Rama! Ne folëm për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit në BE dhe se si unë dhe ekipi im mund ta shoqërojmë vendin në këtë rrugëtim sfidues, por premtues”- shkruan Gonzato.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH