Aktualitet

Ambasada shqiptare në Gjermani publikon njoftimin e rëndësishëm

Shkruar nga Liberale
Ambasada shqiptare në Gjermani publikon njoftimin e

Ambasada shqiptare në Gjermani ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale se, pas datës 8 gusht nuk do të ofrohen disa shërbime.

Me anë të një postimi në Facebook, ambasada bën me dije se, për një sërë dokumentesh nuk do të jetë e mundur të aplikohet apo të ofrohet shërbim konsullor.

Njoftim shumë i rëndësishëm!

Ambasada me udhëzim të autoriteteve përkatëse në Shqipëri, njofton qytetarët shqiptarë me qëndrim në Gjermani se duke filluar nga dita e hënë datë 8 gusht 2022, nuk do të jetë e mundur të aplikohet dhe nuk do të ofrohet shërbim konsullor për dokumentet e mëposhtme:

– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për humbjen e dokumenteve. Kodi 0711

– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për vjedhjen e dokumenteve. Kodi 0712

– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për dëmtimin e dokumenteve. Kodi 0713

-Vërtetim mbi vetëdeklarimin për bllokimin e dokumenteve. Kodi 0714

Të gjithë shtetasit që nuk disponojnë Pasaportën dhe Kartën ID për arsyet e mësipërme, të vijojnë procedurën duke e denoncuar si të humbur, të vjedhur, dēmtuar apo të bllokuar, vetëm te autoritetet policore gjermane. Vërtetimin e lëshuar nga autoritetet policore gjermane duhet që:

– t‘a legalizoni me Vulën Apostille (pranë institucioneve gjermane);

-t’a përktheni në gjuhë shqipe nga përkthyes i liçensuar dhe t‘a paraqisni në Ambasadë ditën e takimit/aplikimit për Pasaportë dhe Kartë ID.

Në rastin e aplikimit për Leje Kalimi denoncimi pranohet vetëm i legalizuar me Apostillê pa patur nevojë të përkthet në gjuhë shqipe nga përkthyes.

Faleminderit për bashkëpunimin!

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH