Aktualitet

Ambasada e SHBA njoftim të rëndësishëm për qytetarët e bllokuar te ne

Shkruar nga Liberale
Ambasada e SHBA njoftim të rëndësishëm për

Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e saj, të cilët mund të jenë bllokuar në vendin tonë për shkak të mbylljes së kufijve nga koronavirusi.

Ambasada njofton se në orën 12:00 ditën e premte niset një fluturim charter nga Tirana në Frankfurt.

“?? | Ambasada Amerikane ka marrë informacion mbi një fluturim charter nga Tirana në Frankfurt, që niset të premten, 1 maj, ora 12:00 dhe bileta kushton 199 Euro. Nëse jeni qytetar amerikan ose rezident ligjor i përhershëm dhe jeni të interesuar të merrni më shumë informacion mbi këtë fluturim, ju lutemi të nisni menjëherë një email në ACSTirana@state.gov�”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH