Ambasada Amerikane ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë aplikuesit e Lotarisë Amerikane.
Ajo lajmëron aplikuesit se duhet të kenë kujdes me pasaportat, nëse ajo është brenda afatit apo nëse ka skaduar.
“Aplikuesi kryesor i Programit të Lotarisë duhet të vendosë të dhënat e pasaportës së paskaduar në aplikimin fillestar. Nëse pasaporta juaj skadon pasi të keni kryer aplikimin dhe ju përzgjidheni, rekomandojmë të ruani një kopje të pasaportës së vjetër, nëse do t’ju kërkohet gjatë procesit”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë në faqen e saj në FB./Gazeta Liberale