Aktualitet

Alizoti: Edhe Regan të kandidonte në Shqipëri, nuk do fitonte dot

Shkruar nga Liberale
Alizoti: Edhe Regan të kandidonte në Shqipëri, nuk do fitonte dot

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Tomor Alizoti deklaroi se rreziku më i madh në një shtet është kur autoritarizmi, mafia në politikë dhe oligarkia bëhen bashkë.

“Mosprezenca edhe në këtë sistem hibrid fuqizon më shumë kundërshtarin. Duhet të jesh në parlament. Ne nuk njohim procesin, por jam i detyruar nga një shoqëri e cila nuk reagon, sepse ky nuk është vetëm problem i kësaj partie, por është shoqëror. Ku janë këta njerëz të shquar të Tiranës që pranojnë që të ulen në Kuvend njerëz anonim?! Ky nuk është problem demokratësh, por shqiptarësh. Nga ana morale s’mund të jemi në parlament, por nga ana politike duhet të jemi. Faji nuk mund të jetë vetëm partiak. Kur ne pamë furgonin, policia nuk bashkëpunonte. Po ç’të bënim?! Të luftonin me furgonin?! Atë proces e panë të gjithë shqiptarët, sepse kanë ndodhur edhe gjera më të mëdha. Në Shqipëri ka një problem të madh. Bindja ime është që në Shqipëri të kandidonte edhe Donald Regan, nuk fitonte dot. Për këtë jam i bindur, 1000%. Në këtë industri nuk fiton dot. Ka 3 elemente në këtë garë që nuk ka qenë më përpara. Ka qenë amatore. Sot rreziku më i madh është autoritarizmi, mafia në politikë oligarkia. Një grup i vogël biznesmenësh kanë marrë 2.1 mld euro nga buxheti i shtetit. Kanë marrë gati gjysmën e buxhetit. Ky lloj grupi mund të blejë diferencën. Harxhimet në fushatë kapin sa harxhimet në 4-vjeçar. E gjithë shoqëria, ka nevojë për reformim urgjent dhe vendimtar.”, pohoi ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH