Kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka folur pas takimit me kryeministrin Edi Rama.
Ahmeti tha se në fokus të bisedimeve ishte bashkëpunimi mes dy vendeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian, si e vetmja mënyrë për të frenuar largimin e shqiptarëve.
Mospjesëmarrjen e përfaqësuesve të Lëvizjes Besa në takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Ali Ahmeti e cilësoi si papjekuri politike, pasi sipas tij, dy vendet duhet të tregojnë se janë të bashkuara.
Rama zhvilloi të martën në mbrëmje diskutime me përfaqësuesit e partive politike të Maqedonisë së veriut në vilën 30.