Aktualitet

Aksidentohet duke shembur soletën, humb jetën 56-vjeçari në Rrëshen

Shkruar nga Liberale
Aksidentohet duke shembur soletën, humb jetën 56-vjeçari

Një 56-vjeçar nga Rrësheni ka humbur jetën sot, teksa ishte duke punuar në fshatin Urakë.

Policia bën me dije se gjatë punës për shembjen e soletës, shtetasi me iniciale A.L, është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH