Kronikë

Aksidenti tragjik i mori jetën 18-vjeçares, rrëfehet i prekur i dashuri i saj: S’më tha as natën e mirë

Shkruar nga Liberale
Aksidenti tragjik i mori jetën 18-vjeçares, rrëfehet i prekur i

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një 18-vjeçare shqiptare është aksidentuar duke humbur jetën në mënyrë tragjike në Greqi.

I dashuri i 18-vjeçares ka rrëfyer për mediet greke momentin e tmerrshëm kur ai dhe familja e vajzës morën vesh lajmin tragjik.

“I thashë natën e mirë në orën 23:10. Ajo doli nga puna, doli për shëtitje me kushërirën e saj, më dërgoi një selfie dhe kaq. I dërgova mesazh, rashë në gjumë dhe nuk më tha as natën e mirë. Mamaja e saj më telefonoi në mëngjes”, shprehet i prekur i dashuri i 18-vjeçares shqiptare.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Avenue Athinë-Souniou, në lartësinë e Varkizës, pas liqenit të Vouliagmenit. Ajo ishte nisur të merrte kushërirën e saj për një udhëtim pas punës.

Aksidenti i kushtoi jetën jo vetëm shqiptares por edhe kushërirës së saj 23-vjeçare.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH