Policia e Mirditës ka shoqëruar një shofer 60-vjeçar, pasi ka përplasur një automjet dhe për pasoja ka ndërruar jetë 68-vjeçari Mark Gjeta.
Sipas policisë, M.G ka goditur me automjetin e tij tip “Benz ” shtetasin Mark Gjeta,68 vjeç, banues në fshatin Bungaj, Mirditë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen. Dyshohet se aksidenti ka qenë i qëllimshëm.
Njoftimi i policisë:
Mirditë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00 ,në fshatin Bungaj, Mirditë shtetasi M.G.,60 vjeç, ka goditur me automjetin e tij tip “Benz ” shtetasin Mark Gjeta,68 vjeç, banues në fshatin Bungaj, Mirditë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.
Nga sherbimet e Policisë Mirditë është kapur shtetasi M.G., dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, bashkë me automjetin për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.