Aktualitet

Aksident në Librazhd, tri automjete përplasen me njëra-tjetrën

Shkruar nga Liberale
Aksident në Librazhd, tri automjete përplasen me

Tri automjete janë përfshirë në një aksident në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit ” në aksin e rrugës kombëtare Librazhd -Elbasan.

Bëhet me dije se shkaku i aksidentit që ndodhi rreth orës 17:35 dyshohet se ka qenë tentativa për parakalim e një autoveture. Fatmirësisht nga aksidenti kanë pësuar dëmtime fare të lehta dy persona ,ndërsa tri automjetet kanë pësuar dëme të shumta materiale.

Ndërkohë qarkullimi për shkak të aksidentit është paralizuar plotësisht dhe shërbimet e policisë rrugore po punojnë për rikthimin e normalitetit në qarkullim pasi për momentin ka një fluks të madh në të dy kahet e rrugës.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH