Aktualitet

Aksident në aksin Tiranë–Durrës, humb jetën drejtuesi i motorit

Shkruar nga Liberale
Aksident në aksin Tiranë–Durrës, humb jetën drejtuesi

Një aksident kanë ndodhur orët e mbrëmjes në Durrës ku për pasojë një person ka humbur jetën.

Në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit një autobus përplasi një motor.

Për pasojë drejtuesi i motorit, rreth të 40-ave ka ndërruar jetë. Nga informacionet paraprake mësohet se viktima ka qenë shpërndarës picash.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH