Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier/ "Benzi" përplaset me furgonin e mallrave, dy shoferët në urgjencë

Shkruar nga Liberale
Aksident i rëndë në Fier/ "Benzi" përplaset me

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier, ku dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të “Qafës së Koshovicës”, ku një automjet tip “ Benz” është përplasur me një furgon mallrash dhe si pasojë e përplasjes, janë plagosur rëndë dy drejtuesit e mjeteve. Të dy shoferët janë nisur me urgjencë drejt siptalit të Fierit, teksa raportohet se gjëndja e tyre është e rëndë.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po zbardhin dinamiken e këtij aksidenti, jo vetëm me të plagosur por edhe me dëme të shumta materiale.

Furgoni pas daljes nga rruga ka përfunduar në kanalin anësor dhe është kthyer përmbys. Ndërkohe në këtë aks është krijuar edhe një radhë e gjatë automjetesh prej disa kilometrash.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH