Aktualitet

Aksident i rëndë brenda tunelit të Kalimashit, një viktimë

Shkruar nga Liberale
Aksident i rëndë brenda tunelit të Kalimashit, një

Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tunelin e Kalimashit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë një pasagjerë ka humbur jetën, ndërsa janë plagosur edhe 4 persona të tjerë.

Sipas policisë, dy drejtues mjetesh, njëri nga Shkopeti dhe tjetri nga Kosova, janë përplasur brenda tunelit, duke shkaktuar aksidentin fatal.

“Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit”, thuhet ne njoftimin e policise.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH