Kronikë

Aksident i rëndë/ Autobusi përplaset me makinën, lëndohen 12 nxënës dhe shoferët e dy automjeteve

Shkruar nga Liberale
Aksident i rëndë/ Autobusi përplaset me makinën,

Një aksident është shënuar në rrugën Pejë-Mitrovicë, pranë fshatit Gurracok.

Në aksident janë përfshirë një makinë dhe një autobus, bëhet me dije se 12 nxënës kanë mbetur të lënduar. Gjithashtu shoferët e dy automjeteve kanë mbetur të lënduar.

Të plagosur janë dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe më pas janë dërguar në shtëpi, ndërsa njëri prej nxënësve vazhdon të marrë trajtim mjekësor.

Njoftimi i policisë:

“Sot rreth orës 13:07 Policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë – Mitrovicë konkretisht në fshatin Gurrakoc.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, një veturë dhe një autobus me nxënës. Nga ky aksident janë lënduar 14 persona prej tyre 12 nxënës dhe dy shoferët e automjeteve”, ka thënë Gashi.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH