Presidenti i Agjencisë Italiane të Barnave, Giorgio Palù thotë se COVID-19 nuk është më një rrezik për botën.
Në një intervistë për "Corriere Della Sera", Palù thotë se ka ardhur koha që të shpallet fundi i pandemisë.
“Duhet shpallur fundi i pandemisë. Besoj se Organizata Botërore e Shëndetësisë është afër ta bëjë këtë”, tha ai.
Katër muaj më parë, Palù kishte thënë sot COVID është një virus pothuajse i padëmshëm për popullatën, ndërsa sot shkon më tej duke kërkuar që OBSH të shpallë fundin e pandemisë.