Aktualitet

Administrata, zbardhet plani i qeverisë për vitin 2024: Sektorët ku do të ketë shtim punonjësish    

Shkruar nga Liberale
Administrata, zbardhet plani i qeverisë për vitin 2024: Sektorët

Për vitin tjetër, qeveria parashikon të ketë pak lëvizje në administratën shtetërore.

Institutet e gjeohapësirës dhe startup-et që do të kenë numër të shtuar punonjësish. Po ashtu parashikohet shtimi i agjencive të luftës kundër ekstremizmit dhe ai për mbështetjen e pushtetit vendor.

Për vitin 2024 numri i punonjësve në institucionet shtetërore do të mbetet pothuajse i njëjtë, sipas parashikimit në 84,918 me vetëm 288 punonjës më shumë. Ky është numri i punonjësve të administratës që varen direkt nga qeveria, pasi numri total i buxhetorëve është mbi 180 mijë.

Kështu pas lëshimit të satelitit “Albania 1” dhe “Albania 2”, autoritetet gjeo-hapësinor do të ketë 73 punonjës me 27 më tepër.

Ndërsa krijohet agjencia e startup-ve, ku 10 persona do ndihmojnë bizneset e reja inovative.

Për të mbështetur Pushtetin Vendor do ketë 32 punonjës shtesë dhe për të luftuar ekstremizmit do të ketë agjenci me 8 persona.

Ministria e Bujqësisë do të ketë 101 punonjës më tepër dhe 117 shtohen në sektorin institucionet e tjera qeveritare. Edhe Ministrisë së Financave do t’i shtohen 47 punonjës.

Sa i përket Kryeministrisë, Presidencës, dhe institucioneve të reja të drejtësisë numri i punonjësve do të jetë i njëjtë, ndërsa për Kuvendin parashikohen edhe 16 punonjës të rinj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH