Aktualitet

7 humbje jete nga Covid, regjistrohen më pak të infektuar

Shkruar nga Liberale
7 humbje jete nga Covid, regjistrohen më pak të infektuar

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusinnë vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 7 pacientë të infektuar me Covid, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 509.

Personat që kanë humbur betejën janë: një 34 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese dhe 44 vjeçar pa sëmundje bashkëshoqëruese, 66 vjeçar nga Tirana, 48 vjeçar nga Pogradec, 68 vjeçar nga Korça, 68 vjeçar nga Elbasani, 81 vjeçar nga Fieri me sëmundje bashkëshoqëruese.

Po ashtu janë regjistruar 241 raste të reja, por megjithatë duhet theksuar se ka rënë numri i testimeve, pasi në në 24 orët e fundit janë kryer 1260 testime.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

148 raste në Tiranë, 25 në Vlorë, 11 në Berat, nga 9 raste në Durrës, Lushnje, 8 në Fier, 5 në Shkodër, 4 në Mallakastër, nga 3 raste në Kurbin, Mirditë, Peqin, nga 2 raste në Kamëz, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Elbasan, Përmet, Sarandë, Delvinë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Gramsh.

E kanë fituar betejën me këtë sëmundje 92 qytetarë. Aktualisht në këto dy spitale po marrin trajtim mjekësor 301 pacientë, ndërsa numri i të shëruarve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 11,189.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH