Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur pak minuta më parë në aksin e autostradës Levan – Tepelenë në afërsi të vendit të quajtur “24 orarëshi”, në Poçem.
Burime zyrtare nga policia e Fierit bëjnë të ditur se janë përplasur dy automjete, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy fëmijë, të cilët po transportohen në urgjencën e spitalit Rajonal Fier, për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.