Politikë

"Lejoi gardistë të armatosur në sallë", kallëzoi Lindita Nikollën, SPAK rrëzon Gazment Bardhin

Shkruar nga Liberale
"Lejoi gardistë të armatosur në sallë",

Prokuroria e Posaçme ka rrëzuar kallëzimin e Gazment Bardhit ndaj kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, i cili pretendonte se Nikolla lejoi punonjës të gardës të armatosur në sallë.

Ky vendim për të mos nisur procedimin penal u ankimua në GJKKO ndërsa kjo e fundit, la në fuqi vendimin e marrë nga Prokuroria e Posaçme.

Njoftimi i plotë:

1.Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e kallëzimit penal të shtetasit Gazmend Bardhi, me cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, të bërë ndaj shtetases Lindita Nikolli me cilësinë e Kryetares se Kuvendit të Shqipërisë, ka regjistruar kallëzimin penale Nr. 245 të vitit 2023, për veprën penale të“Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

2.Pas vlerësimit të kallëzimit penal të sipërcituar,Prokuroria ePosaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 22.11.2023 vendosi:“1.Mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin penal Nr. 245 të vitit 2023. 2. Vendimi t’u njoftohet të interesuarve. 3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 10 (dhjetë) ditëve nga njoftimi i vendimit.”.

3.Vendimi i mësipërm është ankimuar në Gjykatë nga kallëzuesi më datë 11.12.2023.Lidhur më shqyrtimin e kësaj kërkese, Gjykata vendosi ta shqyrtoi në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore në respektim të nenit 291 pika 3 të K.Pr.Penale.Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtariErjonBani,bazuar në nenet 75/a, 112, 290 dhe 291të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenin 248 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 496, datë 22.12.2023, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë “Për mosfillimin e procedimit penal që i përket kallëzimit Nr. 245 datë 08.11.2023”, datë 22.11.2023.

2. Shpenzimetgjyqësoreingarkohenankuesit.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe

Krimin e Organizuar brenda 10 (dhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH