Globi

KALENDARI HISTORIK i datës 21 dhjetor, nga lindja e Stalinit tek konferenca e Gjenevës për konfliktin arabo-izraelit

Shkruar nga Liberale
KALENDARI HISTORIK i datës 21 dhjetor, nga lindja e Stalinit tek konferenca

1879 – Lind në Gori të Gjeorgjisë, Joseph Stalin. Stalini, ishte një politikan gjeorgjian dhe revolucionar sovjetik që drejtoi Bashkimin Sovjetik nga mesi i viteve 1920 deri në 1953 si sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, dhe Kryeministër i Bashkimit Sovjetik. Gjatë sundimit të tij diktatorial, miliona shtetas sovjetikë, do të humbnin jetën.

1910 – Një shpërthim nëntokësor në Hulton Bank Colliery, në Over Hulton, të Anglisë, vret 344 minatorë. Ky do të ishte, aksidenti i dytë i minierave më shkatërrimtar në Angli dhe i treti më i keq në Britaninë e Madhe,  pas shpërthimit të Oaks Colliery dhe shëmbjes së Senghenydd Colliery. Shaku i këtij shpërthimi ishte hapja e pakontrolluar e gazit.

1945 – Vdes në moshën 60 vjeçare, në Heidelberg të Gjermanisë, George S. Patton. Patton, ishte një Gjeneral i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që komandoi Ushtrinë e Shtatë të saj, në teatrin Mesdhetar të Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu ai, udhëhoqi, dhe Ushtrinë e Tretë amerikane në Francë dhe Gjermani pas pushtimit aleat të Normandisë në Qershor 1944.

1963 – “Krishtlindja e përgjakur” fillon në Qipro, duke rezultuar përfundimisht në zhvendosjen e afro 30 mijë turko-qipriotëve dhe shkatërrimin e më shumë se 100 fshatrave. Ky incident, në historiografinë turke qipriote dhe turke, i referohet shpërthimit të dhunës ndër-etnike, midis qipriotëve grekë dhe qipriot turq gjatë krizës së Qipros, natën midis 20-21 dhjetorit 1963.

1968 – Gjatë programit Apollo, Apollo 8 niset nga Qendra Hapësinore Kennedy, duke e vendosur ekuipazhin e tij në një trajektore hënore për vizitën e parë në një trup tjetër qiellor nga njerëzit. Apollo 8 ishte anija e parë kozmike, që la orbitën e ulët të Tokës dhe e para që arrinte Hënën, e rrotulloi atë dhe u kthye. Ekuipazhi përbëhej nga, Frank Borman, James Lovell, dhe William Anders.

1973 – Hapet Konferenca e Gjenevës për konfliktin arabo-izraelit. Konferenca e Gjenevës e 1973 ishte një përpjekje për të negociuar një zgjidhje për konfliktin arabo-izraelit siç parashikohet në Rezolutën 338 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pas thirrjes së armëpushimit për t’i dhënë fund Luftës Yom Kippur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH