Aktualitet

Vrasja makabre e gruas shtatzënë, arrestohet shqiptari nga Kosova, e reja e kishte denoncuar për përndjekje

Shkruar nga Liberale
Vrasja makabre e gruas shtatzënë, arrestohet shqiptari nga Kosova, e

Vrasja e 27-vjeçares shtatzënë Vanessa Ballan në provincën e Trevisos në Itali ka tronditur opinionin publik. Bujar Fandaj nga Kosova i cili u shpall në kërkim si autor i dyshuar për vrasjen e së resë është arrestuar në orët e vona të mbrëmjes.

Sipas mediave italiane, viktima e kishte denoncuar 41 vjeçarin shqiptar për përndjekje në muajin Tetor. Por mësohet se ka qenë një i afërm i viktimës që ka përmendur emrin e shqiptarit si një i dyshuar i mundshëm i krimit.

E reja u godit me thikë shtatë herë në hyrje të banesës së saj. Alarmi u ngrit nga një fqinj, i cili njoftoi menjëherë policinë. Partneri i 27-vjeçares ndodhej në shtëpi në momentin e krimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH