Në muajin Nëntor 2023 sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, Instituti i Statistikave, numërohen 167 aksidente rrugore. Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 212 persona në muajin Nëntor 2023.
Aksidentet rrugore, në 88,0 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 34,7 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Sipas të dhënave të shifrave zyrtare, rreth 19 për qind e aksidenteve kanë ndodhur ditën e mërkurë ndërsa 16.8 për qind të dielën. Rreth 22 për qind e aksidenteve kanë ndodhur në harkun kohor 8.00-12.00 kurse 19 për qind në harkun kohor 14.00-17.00
Më konretisht (tabela) sipas Instat, në muajin Nëntor 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Mërkurë me 19,8 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të ditën e Hënë me 8,9 %.
Në muajin Nëntor 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 08:00-12:00 duke zënë 22,8 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.
Në njëmbëdhjetë mujorin e vitit 2023, numërohen 1.128 aksidente rrugore, ndërkohë numri i të aksidentuarve është 1.531 persona. Aksidentet rrugore, në 12,0 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.