Një shqiptar vritet në Greqi. Sipas mediave greke shqiptari është gjetur i vdekur në oborrin e banesës. Dyshohet se viktima është i moshës 50 vjeç është qëlluar me një plumb në kokë.
Bëhet me dije se ishte një i afërm i viktimës që ka lajmëruar autoritet. Sakaq hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen.
Ngjarja ndodhi në oborrin e shtëpisë së tij në zonën e Ampelakia, në ishullin Salamis të Greqisë pasditen e kësaj të shtune.
Sipas asaj që shkruan Kathimerini, viktima u gjet i ulur në karrige, me një plumb pas koke. Trupi i pajetë u zbulua nga një mik i tij, i cili njoftoi policinë.