Globi

COVID-19 në Kosovë, asnjë viktimë nga virusi, 7 të infektuar

Shkruar nga Liberale
COVID-19 në Kosovë, asnjë viktimë nga virusi, 7 të

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë përditësuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje. Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 7 persona të infektuar.

Nga krahu tjetër, për fat të mirë, nuk është regjistruar asnjë viktimë. Në total, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, janë 134 persona pozitivë me virusin.

Njoftimi i plotë:

10 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.741 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 252.938 doza të vaksinës.

Deri më sot 63.529 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.347 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.444.

Në total numri i rasteve aktive është 134.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH