Aktualitet

Zv/ministri i Shëndetësisë: Ja kur do të vijë vaksina në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
Zv/ministri i Shëndetësisë: Ja kur do të vijë vaksina

Zv/ministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla, zbuloi në A2 se kur do të jetë e disponueshme vaksina në vendin tonë.

“Jemi pjesë e kontratës Covax, kemi qasjen e parë në momentin që del vaksina. Jemi para një lajmi pozitiv, të jashtëzakonshëm. Besoj se që në fillim të vitit të ardhshëm do ta kemi vaksinën të disponueshme në vendin tonë”, zbuloi Nikolla dhe shtoi “se vendi ynë do të sigurojë 120 000 vaksina fillimisht”.

Ai shpjegoi gjithashtu se si do të funksionojë rimbursimi i ilaçeve për njerëzit që kalojnë Covid-19 në banesë.

Rimbursimi përfshin paketa të miratuara nga mjeku i familjes. Nëse dikujt i shkrepet të blejë bombola oksigjeni, ne nuk rimbursojmë. Nuk funksionon kështu, por funksionon në mënyrë të qartë, në bashkëpunim me mjekun e familjes. Personat do të ruajnë recetat dhe do të rimbursohen”, tha Nikolla.

Sipas tij, edhe nëse situata përkeqësohet, autoritetet do të jenë në gjendje ta përballojnë: “Sido që të shkojë situata, ne do ta përballojmë. Jemi të përgatitur për çdo situatë, dhe që të gjithë ata që kanë nevojë do të marrin shërbimin më dinjitoz të mundshëm për një shtet normal”.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH