Një banesë në Vlorë është përfshirë nga flakët sot paradite, ku si pasojë është djegur pjesërisht kuzhina.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, pasi zjarrfikësit ndërhynë në kohë dhe shpëtuan të moshuarin që jetonte në këtë banesë.
Kjo ngjarje ka shkaktuar panik te banorët e pallatit, të cilët janë përpjekur të ndihmojnë të moshuarin.