Aktualitet

Zgjedhjet në Kosovë, reagon Ambasadori i Britanisë së Madhe

Shkruar nga Liberale
Zgjedhjet në Kosovë, reagon Ambasadori i Britanisë së Madhe

Nesër Kosova do të mbajë zgjedhjet parlamentare dhe do të vendosë se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm.

Nëpërmjet një statusi në Facebook ka reaguar ambasadori i Britanisë së Madhe duke u shprehur se vendi i tij nuk përkrah asnjë parti politike, por qytetarët dhe të drejtën tuaj për të votuar të lirë dhe pa kërcënime.

Statusi i tij:

Sot nuk jam në Prishtinë, dhe kjo është një mundësi e mirë për mua që të flas me njerëz për të drejtën e shprehjes së lirë. Shembulli më i mirë i kësaj është liria e juaj që nesër të zgjedhni lidershipin e Kosovës.

Mbretëria e Bashkuar nuk përkrah asnjë parti politike ose kandidat; por ju përkrah juve dhe të drejtën tuaj për të votuar të lirë dhe pa kërcënime.

Është lehtë të jesh skeptik dhe cinik. Të mendoni që vota e juaj nuk ka rëndësi dhe nuk do të bëjë ndonjë ndryshim. Kjo nuk është e vërtetë, sepse në çdo demokraci, akti i votimit, i pjesëmarrjes, i zgjedhjes ose ndryshimit se kush do të ju udhëheq, ka rëndësi.

I inkurajoj të gjithë personat me të drejtë vote që të votojnë nesër, dhe ta bëjnë këtë me shpresë dhe kurajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH