
(Andi Rexhepi (Paturri)
Tre ditë pas grabitjes në postën e Krujës, policia ka arrestuar gjashtë persona. Të arrestuar si autorë janë; Mark Caka, Gazmir Saka, Hysen Kica, Bujar Tafa dhe Andi Rexhepi (Paturri), ndërsa roja Besnik Parruca i prangosur pas grabitjes akuzohet për shpërdorim detyre.
Mëngjesin e së hënës, duke përfituar edhe nga fakti i 'çuditshëm' i ikjes së dritave në Krujë arritën të grabisnin postën.
Gjatë kontrollit të banesave dhe makinave që lëviznin është sekuestruar një sasi lekësh që u grabitën, makina të vjedhura, armë dhe sende të tjera, që i përdornin për hapjen e kasafortave. Dëshmitë dhe gjurmët e gishtave kanë sjellë zbulimin e autorëve.
Report Tv mëson se Andi Rexhepi (Paturri) është kreu i këtij grupi që realizoi grabitjen e Postës, ndërsa dyshohet se janë autorë edhe të disa vjedhjeve të banesave në Gjirin e Lalzit. Pjesëtarë të këtij grupi janë të akuzuar dhe në kërkim në Greqi për disa vjedhje./Gazeta Liberale