Aktualitet

Yuri Kim takoi Ramën, ambasada zbulon detajet: Ja kë do takojë më pas

Shkruar nga Liberale
Yuri Kim takoi Ramën, ambasada zbulon detajet: Ja kë do takojë

Ambasada amerikane ka zbardhur takimin e ambasadores Yuri Kim me kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa thekson se së shpejti Kim do të takojë dhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

"Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit. Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE. Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë. Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti.", shkruan ambasada në "Facebook". /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH