Aktualitet

Xhepa: 2020, viti më i vështirë në historinë e ekonomisë shqiptare

Shkruar nga Liberale
Xhepa: 2020, viti më i vështirë në historinë e

Ekonomia gjatë pandemisë në 2020, Xhepa: Shqipëria nuk dalloi për masat dhe programet ndërhyrëse, ishte me ‘frena dore’ prej borxhit të lartë publik

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka analizuar pandeminë dhe qasjen e qeverisë gjatë vitit të kaluar.

Xhepa thotë se sa i përket masave fiskale ishte njësoj si me vendet e rajonit, teksa për masat ndërhyrëse dhe dizenjimin e programeve nuk dalloi, ose ishte më keq se vendet e tjera për shkak të borxhit të lartë publik.

Ai thotë se qeveria mund të kishte bërë më mirë duke dhënë paketa ushqimore, ku ushqimet vinin nga prodhuesit vendas, dhe jo që në kulmin e pandemisë prodhimet bujqësore shqiptare të hidheshin ën rrugë.

"Mendoj që qasja, duhet të biem dakord që 2020 në historinë e ekonomisë shqiptare do të jetë nga më të vështirat.

Është ngjarje e paprecedentë. Në historinë e ekonomisë shënohet si shënjuesi me pasoja afatgjata. Në këtë qasje të paprecedentë, në përgjithësi strategjia e gjithë vendeve ka qenë e fortë, sa më e fortë kundërgoditja. Pasi më pak forca goditëse është shumë negative për ekonominë.

Edhe më të fuqishmit, bënë paketa 13 miliardë dollarë, 13% e GDP-së së botës. Pra goditje agresive.

Kur një ekonomi mbyllet, mbyllet për faktorë të jashtëm. Qeveria i mbyll për shëdnetin, po si do ringrihet ekonomia. I gjithë zinxhiri , netëorku u marrëdhënieve është ndërprerë. Pra si do riaktivizohet 2-3 muaj pas hapjes.

Si e përballuan bota? Të gjithë njerëzit të kenë mundësi të konsumojnë. Ne nuk e përballuam dot. Dhe dritat e biznesit të rrinë hapur. Këto nënkuptonin dy paketat, ruajtjen e mirëqënies ndërkohë që Shqipëia është në varfëri. Shqipëria mori masat si në rajon. Lehtësitë fiskale, politikat e BSH, riskedulimi i kredive. Praktikë normale si në gjithë vendet e botës.

Dy gjëra janë diferencat, masat ndërhyrëse në Shqipëri shumë më e vogël se bota. Shqipëria ishte në pozicion fiskal shumë të pafavorshëm. Kosova ka 20% borxh publik të GDP-së. Shqipëria kishte nivelin më të lartë të borxhit publik. Nga pikëpamja e prudencës, Shqipëria ishte me frena dore.

E dyta, mënyra e dizenjimit të programeve të ndërhyrjes. Nuk kemi qenë ndër më të dalluarit. Lidhja e paketave në shumë vende është kondicionuar me disa prioritete. Pra si bizneset e mëdha që shlyejnë faturat e të voglit. Ndihma që është përfituar, duhet të shkojë tek gjitha të tjerat. Duke përfshirë të gjithë, jo hajde spiuno pronarin. Nga kjo pikëpamje, justifikimi i qeverisë ka qenë për prudencën.

Fakti që borxhet publike janë rritur, janë rritur për të shpëtuar jetë njerëzish. Unë them që në Shqipëri i kemi pasur shumë të dobëta. Ishte dhoma gjermane e tregtisë, shumë probleme në raport. Fondacioni SOROS për Durrësin, probleme serioze. 3 në 4 biznese raportonin rënie të theksuar. Rritje e papunësisë.

Ne mund t’i kishim dhënë paketa ushqimore, qytearët, të prodhuar në Shqipëri. Nuk e kuptoj, ishte qitje e dyfishtë. Në kulmin e pandemisë, kur diskutonim bukën, në Lushnje hidhnim domate në rrugë. Prokurimet dhe tenderat bëhen, por për të mbështetur prodhuesit vendas”- tha Selami Xhepa.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH