Aktualitet

Xhaçka: Në 4 vjeçarin e ardhshëm do t’i bëhem rrodhe Ramës

               Publikuar në : 17:19 - 06/04/21 liberale

Olta Xhaçka, kandidatja për deputete në listën e PS për qarkun e Korçës ka bërë premtimin se në 4 vjeçarin e ardhshëm nuk do t’i ndahet kryeministrit Rama për projektet dhe investimet për Kolonjën.

Në fjalën e saj nga Kolonja, Xhaçka kërkoi që të mos i ndahen deri për zgjedhjet e 25 prillit pasi PS është aty për të mbështetur të gjithë.

“Ju thashë që në 4 vjeçarin e ardhshëm, i shikoni flokët e mia, do ti bëhem rrodhe Edi Ramës çdo ditë e çdo javë në çdo takim grupi për të folur për projekte dhe investime për Kolonjën dhe ashtu siç nuk do ti ndahem unë atij, kërkoj që të mos më ndaheni as ju mua deri me 25 prill. Jemi këtu për t’ju mbështetur dhe për t’ju kthyer aty ku ju ka hije. Fitore të gjithëve”, tha Xhaçka, e cila është e pesta në listën e kandidatëve të PS-së për deputetë në qarkun e Korçës.

Tags: , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back