Aktualitet

Vuçiq shpërndan parlamentin, zgjedhjet e jashtëzakonshme më 17 dhjetor

Shkruar nga Liberale
Vuçiq shpërndan parlamentin, zgjedhjet e jashtëzakonshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mërkurën ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare më 17 dhjetor.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Serbisë, në bazë të nenit 109, paragrafit 1 dhe 5 të Kushtetutës së Republikës së Serbisë dhe nenit 21, paragrafit 1 të Ligjit për Presidentin e Republikës. Me propozimin e arsyetuar të Qeveria e 30 tetorit 2023 nxjerr dekret për shpërndarjen e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë”, tha Vuçiq.

Presidenti deklaroi se shpall zgjedhjet për deputetë për 17 dhjetor 2023.

Në të njëjtën ditë do të mbahen zgjedhjet lokale në 65 qytete dhe komuna të Serbisë, të cilat i shpalli sot kryetari i Kuvendit, Vladimir Orliq. Vuçiq ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, i cili hyn në fuqi ditën e botimit në gazetën zyrtare.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH