Globi

Vuçiç: Shtyhet takimi me Kosovën, shqiptarët kishin kërkesa maksimale

Shkruar nga Liberale
Vuçiç: Shtyhet takimi me Kosovën, shqiptarët kishin

Dialogu Kosovë-Serbi, i parashikuar për ditën e dielë, do të zhvendoset ditën e enjte. Lajmin e ka dhënë vetë presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, pas videokonferencës së zhvilluar sot me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin francez Macron, kryeministrin kosovar Avdullah Hoti dhe zyrtarët e Lartë të BE-së, Josep Borrel dhe Miroslav Lajçak.

Vucic shtoi se pala kosovare kishte “kërkesa maksimale”, dhe se ka ende divergjenca të mëdha midis palëve. Serbia sipas tij dëshiron të përmirësojë marrëdhënien midis popujve, “por nuk do të pranojë kurrë ultimatume”.

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH