Aktualitet

Shqiptari vret një shtetas turk në Gjermani, policia: Nëse e shihni, lajmëroni menjëherë!

Shkruar nga Liberale
Shqiptari vret një shtetas turk në Gjermani, policia: Nëse e

Një i ri shqiptar ka vrarë një shtetas turk në Gjermani.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, në Kiel.

Mediat gjermane raportojnë se Fisnik Hoxha ka qëlluar disa herë mbi një 31-vjeçar në rrugën Gustav-Schatz-Hof. Ai vdiq në spital pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

Sipas hetimeve pas ngjarjes 23-vjeçari Fisnik Hoxha është i dyshuar kryesor, pasi është larguar pas krimit.

Prokuroria publike në Kiel ka ofruar një shpërblim prej 3000 eurosh për informacione që çojnë në arrestimin e autorit. Kushdo që e sheh të dyshuarin Fisnik Hoxha të lajmërojë menjëherë policinë në 110.

Policia ju bën thirrje qytetarëve që të mos flasin me të dyshuarin nëse e shohin, sepse mund të jetë i armatosur.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH