Aktualitet

Vrau me plumb në kokë Arian Gosën, dorëzohet Habib Rexha

Shkruar nga Liberale
Vrau me plumb në kokë Arian Gosën, dorëzohet Habib Rexha

Është vetëdorëzuar në polici, Habib Rexha autori i vrasjes së Arian Gosës dy ditë më parë në Kavajë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.30 të së dielës në lagjen Nr. 1, në Kavajë, teksa Gosa ka qenë i ulur në lokal duke pirë kafe me babanë e tij.

Rexha është afruar dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë, i cili ishte fatal dhe i mori jetën 48-vjeçarit.

Shkak i vrasjes dyshohet se është hakmarrja, pasi më 29 mars ndodhi një vrasje e dyfishtë, ku pas një sherri banal vdiqën Edmond Gosa, vëllai i Arjan Gosës, dhe Altin Rexha vëllai i Habib Rexhës.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH