Aktualitet

Vrau ish-gruan/ Nëna e autorit: E donte të shoqen me kokë

Shkruar nga Liberale
Vrau ish-gruan/ Nëna e autorit: E donte të shoqen me kokë

Elton Metaj, 31-vjeç, vrau ish gruan e tij, Sabrina Benga në Fier, por sipas nënës së autorit, ata duheshin.

Sabire Metaj rrëfeu për mediat sesi e mori lajmin për ngjarjen, duke mos fshehur tronditjen.

Sipas saj, djali dhe vajza ishin takuar pasi ai doli nga burgu, me qëllim që ai të takonte edhe vajzën e vogël.

“Më ka bërë hatanë. Unë s’kam bërë 40 ditë të babait. Varrosa babanë, varrosa vëllain. Me ne rrinte, nuk kuptohej fare që do ta bënte. Policia erdhi dhe kontrolloi. Kishte nja dy muaj që kishte dalë nga burgu, mbaroi dënimin. Sa qe në burg, nuk e kam takuar vajzën e vogël. Ata duheshin dhe duheshin me kokë, nuk e prisja të ndodhte kjo. Më vjen shumë keq sepse e rrita vetë, si për atë, si për tim bir, se mua më ka ikur dhe im bir me të. Kanë të drejtë dhe për hakmarrje. Përzihem me familjen e vajzës dhe unë. Është njësoj dhimbja si ata, se e mora 13 vjeçe vajzën.

E ka shteti në dorë. Flisnin dhe në telefon. Pas daljes nga burgu ishin takuar, i nxori çupën ajo. Unë nuk e kam takuar Sabrinën. Dhimbja është e njëjtë si për ata, si për mua. Më vjen shumë keq. Nga policia e morëm vesh, erdhën në shtëpi. I mori vetë çuni në telefon, i tha jam në filan vend, do vetëvritem. Mori të atin në telefon dhe tha do vetëvritem, nuk e dua më jetën. Kaq di, ai e donte të shoqen, e donte me kokë.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH