Aktualitet

Vrasja në Kavajë, flet ish-bashkëshorti i Marsidës: Është jeta e saj

Shkruar nga Liberale
Vrasja në Kavajë, flet ish-bashkëshorti i Marsidës:

Pas ngjarjes së rëndë ditën e djeshme në Kavajë, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos një tjetër, ka folur edhe ish-bashkëshorti i Marsida Qatjas.

Etmond Sinka, babai i dy fëmijëve të Marsidës, është shprehur se në momentin e ngjarjes djali dhe vajza nuk kanë qenë në banesë por kanë qenë në shtëpinë e tij.

Ai ka rrëfyer më tej për “Panorama”, se është ndarë prej 4 vitesh, por ruan një marrëdhënie të mirë me ish gruan.

Fëmijët për fat të mirë kanë qenë të dy me mua mbrëmë, në shtëpinë time, pasi më kishte ardhur edhe motra. Janë shqetësuar nga ngjarja, sidomos djali që është 14 vjeç sepse shikon mediat, ndërsa vajza është 9 vjeçe dhe nuk e ke kuptuar çfarë ka ndodhur. Unë me Marsidën kemi raporte të mira, vazhdoj të flas edhe sot me familjarët e saj, ndërsa sa i takon jetës së saj, janë gjera personale”, ka thënë ai, duke mohuar të ketë njohje personale me autorin dhe viktimën./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH