Aktualitet

Vizita në Holandë, Rama flet për ‘një zbulim të madh’ që do të ndikojë të ardhmen e vendit tonë

Shkruar nga Liberale

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Holandë për një vizitë zyrtare.

Ai është duke zhvilluar një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë aktualisht në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij Rama ka deklaruar se shumë shpejt mund të ndajnë me publikun një zbulim të rëndësishëm që lidhet me gazin dhe naftën në vendin tonë. Rama iu referua SHELL, gjigantit holandez të kërkimit për naftë, që operon prej disa vitesh në Berat dhe Sarandë.

Kryeministri i Shqipërisë, nga Amsterdami, tha se zbulimi mund të ketë një ndikim të rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të ardhmen energjetike të Evropës.

Holanda ka prezencë të mirë në Shqipëri. Këtu janë disa prej aktorëve më kryesorë të kësaj pranie, në një marrëdhënie shumë të rëndësishme për ne që duam ta thellojmë sa më shumë të jetë  e mundur”, - theksoi Rama.

Kemi kënaqësinë dhe privilegjin që të kemi në vendin tonë Shell-in. Ne kemi shumë shpresë se së shpejti mund të ndajmë me opinionin publik një zbulim shumë të rëndësishëm që SHELL po arrin në vendin tonë. Ata hezitojnë për momentin të flasin, për shifra. Shenjat tregojnë se mund të jemi pranë një zbulimi shumë të rëndësishëm të gazit dhe naftës nën tokë, që do të ndikojë të ardhmen e vendit tonë, por edhe do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Evropës”, tha Rama, gjatë bashkëbisedimet me biznesmenët e Holandës. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH