Aktualitet

Video torturash në TikTok, bandat shqiptare të drogës kërcënojnë rivalët britanikë

Shkruar nga Liberale

Krerët e bandave shqiptare të drogës, në Britaninë e Madhe, jo vetëm që paralajmërojnë banditët e tjerë që të qëndrojnë larg tyre, por gjithashtu synojnë të zgjerohen duke tërhequr rekrutë të rinj.

E përditshmja britanike “Daily Star” u ka dedikuar një artikull bandave shqiptare të drogës, që operojnë në Britaninë e Madhe. Bandat shqiptare të drogës kanë postuar video brutale të TikTok si pjesë e një “lufte të fshehtë periferike” për kontrollin e tregut të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar. Videot, disa prej të cilave kanë mbledhur më shumë se 10,000 shikime, tregojnë dhunën mizore ndaj të cilës bandat i nënshtrojnë viktimat e tyre, duke përdorur rrëmbime dhe rrahje për të treguar autoritetin e tyre”, thuhet në artikull.

Në një video të titulluar “e keqja vjen nga ne” shihet sesi një anëtar i bandës duke marrë në pyetje një prej viktimave, i cili duket i dhunuar keq prej tyre, pas dyshimeve se banda rivale u ka vjedhur kanabisin. Banda shqiptare e ka detyruar atë të rrëfejë se ai hyri në një nga shtëpitë e tyre me kanabis, në Berkshire, dhe duke zbuluar se kush e kishte dërguar.

Në të njëjtën video, një burrë tjetër kërcënon “të dyshuarin e dënuar prej tyre” me më shumë rrahje përpara se ta detyrojë të hapë gojën, duke i treguar se sa nga dhëmbët i janë thyer.

Redjon Murati, 28 vjeç, Glen Xhaferri, 26 vjeç dhe Anis Plaku, 29 vjeç, (nga e majta në të djathtë) u burgosën muajin e kaluar pasi policia u gjeti rreth 300 mijë paund kanabis dhe para cash

Një tjetër video është publikuar dhe më pas është fshirë, tregon një burrë të gjakosur duke u rrahur brutalisht nga banditë, ndërsa një nga drejtuesit e bandës bërtet në shqip: "Tortujeni derisa të tregojë pjesën tjetër të bandës së tij”. Dëgjohen edhe thirrje “vriteni, mos e lini të shkojë”.

Para se të fshihej, në postim shkruhej: "Hajduti i shtëpisë së kanabisit në Angli u kap nga shqiptarët" dhe video kishte 10,000 shikime. Kriminologët besojnë se mashtruesit po përdorin mediat sociale jo vetëm për të trembur bandat rivale, por edhe për të tërhequr rekrutë të rinj.

Profesori i kriminalistikës në Universitetin e Tiranës, Ervin Karamuço u tha medieve britanike: “Këto postime nuk janë thjesht për të frikësuar, por edhe për të reklamuar veten si grupet më të forta të krimit për të inkurajuar rekrutët e rinj. Është një lloj konkurrence. Ata po luftojnë për kontrollin e zonave dhe thonë “ne jemi shumë më të fortë se banda rivale, prandaj bashkohuni me ne”.

“Këto grupe tashmë kontrollojnë zona të mëdha të periferisë së Londrës dhe pjesë të tjera të vendit. Ata janë shumë të dhunshëm. Nuk kanë asgjë për të humbur. Ata thjesht duan të marrin kontrollin dhe të pasurohen.”

Në një tjetër video rrëqethëse, kur një nga drejtuesit e bandave shqiptare shihet duke përshëndetur me një sëpatë, hanxhar dhe me mjete të tjera që tregojnë terror. Në një të katërt, pjesë e një bande të maskuar e të armatosur thyen derën e përparme të një prej shtëpive të famshme të kanabisit që video pretendon se është në Londër. Kjo vjen mes raporteve se krimet e drogës në Mbretërinë e Bashkuar janë në rritje.

Sipas MailOnline, trafikantët e njerëzve po u ofrojnë gjithashtu migrantëve të paligjshëm mundësinë për të punuar në këto shtëpi sekrete kanabisi, të gjetura lart e poshtë vendit, për të shlyer borxhin e tyre pas zbarkimit në Mbretërinë e Bashkuar pasi kanë lidhje me bandat e drogës. /Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH