Momente të pabesueshme u shpalosën në Disneyland të hënën kur anëtarët e dy familjeve u përfshinë në sherr për një foto.
Ngjarja ka ndodhur përpara një tabele të ngritur në parkun e temave për 100-vjetorin e saj dhe kush do të ishte i pari që do të fotografohej përballë saj.
Siç shihet në video, grushtet, britmat dhe ofendimet vazhduan derisa më në fund punonjësit e Disneyland dhe njerëzit e sigurisë i ndanë.
Policia lokale tha se një person u plagos gjatë përleshjes, por askush nuk u akuzua.
Sipas policisë, sherri ka nisur mesditën e së hënës, kur anëtari i njërës familje ka goditur me grusht në fytyrë një pjesëtar të një familjeje tjetër, i cili i ka kërkuar të lëvizë.
Dy prej personave të përfshirë në përleshje u ndalua të hynin sërish në Disneyland dhe do të përballen me arrestim nëse provojnë.
https://youtu.be/VM9pzRLtX6A