Sociale

VIDEO: “Pse më provokon?” - I shkoi me vonesë në mësim, mësuesja në Tiranë tërheq nxënësen nga flokët

Shkruar nga Liberale
VIDEO: “Pse më provokon?” - I shkoi me vonesë në

Edukimi gjatë viteve të tranzicionit, pavarësisht zhvillimit, duket se ka marrë “arratinë”.

Një denoncim është bërë publik gjatë ditës së sotme, ku mësuesja, pjesë e shkollës së mesme “Alush Bardhi” në Farkë të Madhe, shihet duke tërhequr nga flokët një prej nxënëseve.

Sipas rrëfimeve të vetë nxënësve, mësuesja kujdestare e lëndës gjuhë-letërsi i dhunon ata në mënyrë të vazhdueshme, edhe nëse ata shkojnë me vonesë në shkollë.

Mësuesja shihet në video teksa kap prej flokësh nxënësen e saj 16-vjeçare sepse kjo e fundit u vonua për të hyrë në mësim.

“Vajza tentoi te futej ne 5-minutësh. Ene i thonte sa her t kam thon mos hajde me vones ju e boni kastile me m acarua mu”, rrëfejnë nxënësit për JOQ.

Ndër të tjera ata rrëfejnë se për episodet e saj të dhunës është e gjithë shkolla në dijeni.

“E di krejt shkolla. I gjuan me vizore i kap për flokt i gju në shpull mbrapa koke kur se kan menjen vajzat dhe djemtë”, përfundon rrëfimi.

Megjithatë pa paragjykuar, shpesh ndodh dhe duhet theksuar, se lë për të dëshiruar edhe sjellja e nxënësve. Kërkohet në të gjitha rastet një hetim që të merren masatb e duhura për të vënë në vendin e duhur si rolin e mësusit ashtu edhe të nxënësit.

https://www.cdnimpuls.com/video/651d5dd050059.mp4

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH